Shkrimtarja fjalë prekëse: Lamtumirë Rikardi ynë i shtrenjtë! Fytyra më e dashur e rinisë sime

schedule23:11 - 20 Prill, 2020

schedule 23:11 - 20 Prill, 2020

E ka cilësuar të parakohshme ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjistorit Rikard Ljarja, shkrimtarja e njohur Natasha Lako. Shkrimtarja ka ndarë një mesazh prekës për humbjen e Larjas, duke e quajtur fytyrën më të dashur të rinisë së saj.

Lamtumirë Rikardi ynë i shtrenjtë! Fytyra më e dashur e rinisë sime, zemra më e pastër e brezit shqiptar më të papërdhosur, shpirt krijues i qytetërimit shqiptar, në vazhdimësinë dhe transformimin e viteve 60 në të gjithë botën, shkodran i mençur me qëndresën më fisnike. Zë kumbues, i njeriut më të zakonshëm. Njeri i filmit, teatrit dhe i penës, i shokëve, i familjes sate të bukur dhe i dashurisë së pafund. Na le para kohe”, shkruan Lako.

Aktori dhe regjisori ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Ljarja është një nga ikonat filmit shqiptar, ndërsa ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për artin. Amaneti i fundit i artistit të madh ka qenë prehja në qytetin e tij të lindjes, Shkodër.

Lexo edhe: Humbje e madhe në botën e artit, shuhet Rikard Ljarja

/abcnews.al