Presidenti rus Vladimir Putin së fundmi ka deklaruar se në Rusi akoma nuk ka arritur kulmi i pandemisë së Covid 19. Putin ndër të tjera ai ka theksuar se koronavirusi po përhapet me shpejtësi dhe i gjithë vendi është në panik.
Gjatë një takimi me zyrtarë rusë, këtë të hënë ai ka thënë se autoritetet dhe shërbimet mjekësore kanë ndihmuar në ngadalësimin e nivelit të koronavirusit.
“Siç thonë ekspertët, kulmi i shkallës së infeksionit nuk ka ardhur ende, dhe tani duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta zbutur këtë kulm në kohën kur po regjistrohet një numër më i lartë i infeksioneve të reja”, tha Putin.
Ai shtoi se situata është e vështirë dhe se virusi vazhdon të përhapet jo vetëm në Moskë, por në të gjitha rajonet e tjera.
“Infeksioni është regjistruar në të gjitha 85 rajonet e Federatës Ruse”, tha Putin.
Ndërkohë deri më tani në Rusi kanë humbur jetën 405 persona dhe 47 121 të tjerë janë konfirmuar pozitiv me koronavirus./abcnews.al