Humbje e madhe në botën e artit, shuhet Rikard Ljarja

schedule07:22 - 21 Prill, 2020

schedule 07:22 - 21 Prill, 2020

Ka ndërruar jetë në moshën 77- vjeçare regjisori dhe aktori i mirënjohur Rikard Ljarja. Regjisori ka dhënë frymën e fundit në shtëpinë e tij në Tiranë. Artisti i njohur i filmit vuante prej kohësh nga një sëmundje e rendë, shkruan abcnews.al.

Ndarja nga jeta e aktorit është një humbje e madhe për botën e artit shqiptar. Ndërkohë, familja njofton miqtë dhe dashamirësit se ceremonia për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e Covid-19 do të jetë e ngushtë.

Abcnews.al mëson se lamtumira e fundit artistit do t’i jepet në vendlindje, në qytetin e Shkodrës, sipas amanetit të tij. Ndërkohë, familja falenderon stafin mjekësor që u përkujdes për një kohë të gjatë.

Kush ishte Rikard Ljarja: 

Rikard Ljarja lindi në 1 Prill të vitit 1943 në Shkodër.

Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër, kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

Ljarja si aktor ka interpretuar në shumë filma, ndërsa roli i tij më i njohur është Deda në filmin “Rugë të bardha”. Rikard Ljarja ishte i martuar me aktoren Marjeta Ljarja.

Si aktor ka interpretuar në këto filma:

Komisari i Dritës – (1966)

Dritan Shkaba; Duel i Heshtur -(1967)

Gadhnjim mbi vdekjen – (1967)

Perlati ; Plagë të vjetra – (1968)

Naimi; Kur zbardhi një ditë – (1971)

Komisari; Yje të netëve të gjata – (1972)

Deda; Rrugë të bardha – (1974)

Xhandari; Ndërgjegja – (1972)

Fitimi; Shtigje lufte – (1974)

Rrema; Shpërthimi – (1974)

Inxhinjeri; Rrugë të bardha – (1974)

Deda; Rrugicat që kërkonin diell – (1975)

Gaqoja; Në fillim të verës – (1975) etj…

Si regjisor:

Pesha e kohës – (1988)

Kur hapen dyert e jetës – (1986)

Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)

Dita e parë e emrimit – (1981)

Sketerre 43 – (1980)

Radiostacioni – (1979)

Në pyjet me borë ka jetë – (1978)

Si skenarist:

Pesha e kohës – (1988)

Kur hapen dyert e jetës – (1986)

Redaksia e abcnews.al i shpreh ngushëllimet familjes për humbjen e madhe.

/abcnews.al