“Kontaktoni konsullatën gjermane”/Mesazhi në shishe arrin pas 132 vitesh

schedule13:20 - 7 Mars, 2018

schedule 13:20 - 7 Mars, 2018

Në Australi është zbuluar mesazhi më i vjetër i gjetur ndonjëherë në një shishe të hedhur në det, 132 vjet pas shkrimit të tij. Në letër kërkohej kontaktimi i menjëhershëm i konsullatës gjermane.

18 janarin e kaluar familja Illman po shëtisje përgjatë plazhi në very të “Wedge Island” në Australinë perëndimore. Në një farë pike vëmendja e tyre është tërhequr nga një pjesë qelqi dhe pasi e tërhoqi zbuloi një shishe të tërë. Kur shishja është parë me vëmendje ka ndodhur dhe zbulimi I rëndësishëm: brenda saj, i përzier me rërë të lagur, i mbështjellë fort si një cigare dhe i lidhur me një spango, qëndronte një shënim. Me tu kthyer në shtëpi, dhe pasi e thanë ata e hapën letrën: mesazhi i shtypur, ftonte ata që e lexonin që të kontaktonin menjëherë konsullatën gjermane.

Në një moment tjetër është zbuluar se shkrimi dhe boja i përkasin darës 12 qershor 1886, ndërsa emri i anijes nga e cila është lëshuar në det shishja, ishte “Paula”. Studimet e mëvonshme të kryera me ndihmën e ekspertëve të Muzeut Australian Perëndimor e identifikuan anijen përmes regjistrave detarë të kohës dhe gjetën korrespondencën midis asaj që ishte shkruar në mesazh dhe në ditarin e anijes që raportoi se atë ditë kapiteni nënshkroi lëshimin në det të mesazhit në shishe.

Ndërkohë, bëhet fjalë për një eskperiment meteorologjik për linja oqeanike të Observatorit Detar Gjerman të asaj kohe. Në pothuajse 70 vite, që ka zgjatur ky lloj studimi, mijëra shishe janë lëshuar në detë, por në momentin e gjetjes së shishes, vetëm 662 mesazhe ishin zbuluar, i fundit i të cilëve daton 80 vite më parë në Danimarkë. Ekspertët bëjnë me dije se ky është mesazhi më i vjetër në shishe që shtë zbuluar ndonjëherë. /abcnews.al