Macja që shet peshk në një treg në Vietnam kthehet në një “yll”

schedule12:34 - 7 Mars, 2018

schedule 12:34 - 7 Mars, 2018

Si mundet një macok tre vjec të bëhet një yll në rrjetet sociale, brenda një kohe të shkurtër? Macoku me emrin DOG, është bërë shitësi më i famshëm i peshkut në Vietnam. Pronari i tij, i ka dhënë për detyrë që të tërheqë klientë në një treg peshku, duke e veshur me costume të vogla elegant dhe të rafinuar. Fotografitë e tij kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, pasi maçoku ka hyrë tërësisht në rolin e tij të biznesmenit. Sipas pronarit të tij, ai ka shumë të fejuara dhe këlyshë, dhe i pëlqen të pozojë për aparatet fotografikë si dhe të vishet me costume. Që nga moment që macoku ka marër përsipër të shesë peshk, pronari i tij pranon se të ardhurat janë shtuar dukshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!