Grenell -Kurtit: Nuk është folur për shkëmbim territoresh

schedule18:59 - 20 Prill, 2020

schedule 18:59 - 20 Prill, 2020

I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell  ka mohuar sërish të jetë folur rreth shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell përmes një postimi në Tëitter pas konferencës së Kurtit shkruan se nuk ka pasur absolutisht fjalë për shkëmbim territoresh prej meje.

“Nuk ka pasur absolutisht fjalë për shkëmbim territoresh prej meje  dhe nuk është diskutuar prej askujt tjetër në praninë time. Këtë e kemi thënë shumë herë”, shkruan Grenell./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!