Australi, pjepri i kontaminuar me bakterin e listerisë shkakton viktima

schedule14:17 - 3 Mars, 2018

schedule 14:17 - 3 Mars, 2018

Bakteri i “listerisë” ka shkaktuar viktima në Australi. 3 persona kanë humbur jetën pasi kanë konsumuar pjepër të kontaminuar.

Një person i tretë ka vdekur në Australi pas ngrënies së pjepërit të kontaminuar me baktere të listerisë. Aktualisht 15 të moshuar janë infektuar në shpërthimi i epidemisë, e cila është e lidhur me një lloj pjepëri që rritet në shtetin Uellsit të Ri Jugor. Dy viktimat e para ishin nga ky shtet, ndërsa e tretau regjistrua në shtetin e Viktorias.

Të moshuarit, gratë shtatëzëna dhe foshnjet po paralajmërohen për të shmangur konsumimin e pjepërit. Të 15 të diagnostikuarit me infeksionin kishin konsumuar të gjithë frutin në fjalë para se të sëmureshin. “Njerëzit e prekur nga listerioza duhet të hedhin poshtë çdo pjepër të blerë para 1 marsit”, tha Vicky Sheppeard, drejtoreshë e sëmundjeve ngjitëse për autoritetin Shëndetësor të Uellsit të Ri Jugor.

Ndërkohë, origjina e kontaminimit me listeri është zbuluar në një fermë afër qytetit të Griffith në Uellsin e Ri Jugor. Pjepërit janë tërhequr nga supermarketet në të gjithë Australinë pas shpërthimit të epidemisë, e cila filloi në janar. Listeria është një bakter që mund të gjendet në ushqime ose duke qëndruar në kontakt të afërt me kafshët e fermave. Ky virus shkakton temperaturë të lartë, të vjella dhe diarre. Shumica e personave të prekur nuk shfaqin simptoma, por të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuarit./abcnews.al