Unioni i Këshillave Studentorë, përmes një letre të hapur të dërguar ministrisë së Arsimit kërkon përgjysmim e tarifave shkollore.
Në letrën e postuar në Facebook, Unioni shkruan se duke u bazuar dhe në pyetësorin e realizuar më parë prej tyre, një nga problemet më delikate të shprehur nga studentët ishte pamundësia e pagesës së tarifës shkollore.
Ndër të tjera në letrën drejtuar ministrisë ato theksojnë se situata aktuale mjaft e vështirë ka prekur çdo hallkë të ekonomisë, ku më në vështirësi janë gjendur familjet shqiptare ku ka studentë. /abcnews.al