Gjatë orëve të fundit në Britaninë e Madhe duket se numri i viktimave ëhstë në ulje. 596 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Britani, një numër më i ulët se një ditë ë parë ku numri i vitkimave ishte 888.
Deri më tani nga koronavirusi në këtë shtet kanë humbur jetën 16 060 persona ndërkohë që numri i personave të infektuar ka shkuar në 120 067 nga të cilët 5850 janë raste të orëve të fundit.
Sipas Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social në Britani, numri i testeve të kryera në 24 orët e fundit janë 482.063, ndërsa një ditë më parë janë testuar 21.626 persona.
Ndërkohë deri më tani në total në Britani janë testuar gjithsej 372.967 persona nga të cilët 120.067 testuar pozitivë./abcnews.al

