“Mantia apo pite, çfarë po gatuaj?” Kjo është pyetja që Liridon Krasniqi u bën fansave të tij në “Instagram”. Sulmuesi e kishte ndarë mendjen të gatuante vetë dhe ata që kanë dhënë përgjigjen e tyre kanë qenë të shumtë, madje edhe një personash mjaft i famshëm i botës së artit.
Krasniqi ka postuar foton, duke zbuluar se Bebe Rexha kishte zgjedhur Mantia. Një tregues që këngëtarja e njohur e di shumë mirë çfarë është Mantia, një gatim tradicional në Kosovë.
https://www.instagram.com/p/Bq5l1snHewW/?utm_source=ig_web_copy_link
Nuk mungon një ngacmim nga futbollisti i Johor Darul Ta’zim në Malajzi. “Po të shoh Bebe Rexha”, shkruan Krasniqi, i cili përdor edhe një emoji ku tregon se është i gëzuar. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/BpzrCwnnnQx/?utm_source=ig_web_copy_link