Fernando Redondo, argjentinasi që ka luajtur edhe me Real Madrid, ka qenë një nga mesfushorët më të spikatur të kohës. Skuadra e tij bënte ligjin në Europë dhe UEFA nuk harron një nga asistet e dhëna në Champions League.
Më 19 prill të vitit 2000 ai vallëzonte në fushë me fanellën e Real Madrid dhe shmangte fillimisht Berg të Manchester United, ndërsa më pas shërbente perfekt për goleadorin Raul Gonzales, i cili nuk mund të gabonte pak metra me portën.
Atë ndeshje Real Madrid e fitoi, në transfertë, me rezultatin 3-2 dhe kaloi në gjysmëfinale, aty ku mposhtur gjermanët e Bayern Munchen. Më pas madrilenët triumfuan edhe në finale, që ishte e tëra spanjolle. 3-0 kundër Valencia dhe më pas festë. /abcnews.al
One of the best assists in #UCL history ?
?️ Redondo sets up Raul #OnThisDay in 2000! pic.twitter.com/L4fcDmprp0
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 19, 2019