Shpresë në Spanjë, ulet numri i viktimave dhe i infektimeve të reja nga COVID-19

schedule12:33 - 19 Prill, 2020

schedule 12:33 - 19 Prill, 2020

Spanja ka shënuar një ulje të rasteve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë në Spanjë bën me dije se janë 410 viktima në 24 orëve të fundit, 155 më pak se dje. Ndërkohë ulje ka patur edhe numri i të infektuarve.

Në total numri i viktimave ka shkuar në 20.453, pas përllogaritjeve të reja që ka bërë qeveria spanjolle.

4218 është numri i të infektuarve në 24 orët e fundit, duke e çuar në 195.944 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Spanjë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!