Çifti i mjekëve të Infektivit prej 40 ditësh larg fëmijëve, Manastirliu: Krenare me ju

schedule08:53 - 19 Prill, 2020

schedule 08:53 - 19 Prill, 2020

Mjekët e Spitalit Infektiv tashmë prej 40 ditësh janë në krye të detyrës duke u kujdesur për pacientët e prekur nga koronavirusi. I tillë është edhe rasti i çiftit Nevila dhe Arbër, të dy mjekë në këtë spital që tashmë kanë plot 40 ditë që janë larg fëmijëve të tyre.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë në rrjetet sociale foton e tyre, ndërsa shpreh mirënjohje për punën e tyre.

Lexo edhe: SPECIALE/ Mjekë për Gjermaninë, si i humbi Shqipëria 3 miliard euro

“Prej 40 ditësh dr. Nevila dhe dr. Arbër Gjermeni i janë dedikuar me mish e me shpirt punës me pacientët e prekur nga Covid- 19në spitalin infektiv.

Ata kanë plot 40 ditë që janë larg fëmijëve të tyre, djalit 10-vjeçar dhe vogëlushes vetëm 14 muajshe, ndërsa kujdesen me përkushtim, çdo ditë, për shërimin e pacientëve që po përballen me virusin e rrezikshëm.

Krenare për mjekët! Jemi me ju”, shkruan Manastirliu./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!