Presidenti i Serie A “thyen heshtjen”, Cellino: Jam me koronavirus

schedule23:23 - 18 Prill, 2020

schedule 23:23 - 18 Prill, 2020

Italia është një ndër vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit dhe bota e futbollit nuk mund të shpëtonte nga COVID-19. Klubet e Juventusit, Fiorentinës dhe Sampdorias, regjistruan disa lojtarë të infektuar, teksa të njëjtin fat ka pasur edhe Massimo Cellino, presidenti i Brescias.

Sardegna 1 raporton se kreu i “Dallëndysheve” ka qëlluar pozitiv, edhe pse nuk ka pasur asnjë simptomë. Ai ka qenë gjatë gjithë kohës në një gjendje të mirë shëndetësore, teksa e ka mbajtur sekret lajmin. Kreu i Brescias ka sqaruar situatën e tij në një prononcim për La Repubblica, aty ku flet për familjarët e tij dhe simptomat e kësaj sëmundje.

Qëndrova dy javë i izoluar në Cagliari dhe më pas bëra një kontroll në spital. Morëm vesh që vajza ime ishte me koronavirus, ndërsa djali im rezultoi negativ. Edhe unë e kam atë. Simptomat? Lodhje e madhe dhe dhimbje e madhe e kockave”, rrëfen Cellino. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!