Marco Giampaolo mori drejtimin e Milanit verën e kaluar dhe qëndroi në stolin e kuqezinjve deri në 8 tetor. Aventura zgjati pak dhe u shoqërua nga rezultate negative e lojë shumë e dobët. Drejtuesit nuk duruan më dhe e shkarkuan 52-vjeçarin, i cili mund të rikthehet sërish në pankinë.
Sabah Spor raporton se italiani preferohet shumë nga Fenerbahce, skuadër ku aktivizohet Vedat Muriqi. Klubi turk po mendon t’i ofrojë një kontratë Giampaolos dhe kjo do të ishte eksperienca e tij e parë jashtë Italisë.
Në lojë për stolin e Fenerbahces janë edhe tre emra të tjera: Laurent Blanc, Marc Wilmots dhe Eusebio Di Francesco. Ky i fundit zëvendësoi Giampaolon si trajner i Sampdorias, por aventura e tij në stolin dorian zgjati pak dhe u shkarkua në ditët e para të tetorit të kaluar. /abcnews.al