Para disa javësh mediat në Francë e quanin të sigurt kalimin e Thiago Silvës tek Milani. Kuqezinjtë kërkojnë ribashkimin e brazilianit me Zlatan Ibrahimovicin për sezonin tjetër, plot 8 vite pas largimit të tyre drejt kryeqytetit francez.
Por, mesa duket gjithçka ka ndryshuar. Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ka ndërruar mendje për të ardhmen e patriotit të tij. Pavarësisht moshës së Silvës, francezët e duan ende atë në repartin e mbrojtes për të paktën dhe një sezon.
Kontrata e Thiago Silvës përfundon në fundin e këtij sezoni dhe Leonardo do ti ofrojë një kontratë të re mbrojtësit. Flitet se kontrata do të rinovohet me 1 vit, por gjithsesi në ditët në vijim do të ketë zhvillime të reja. /abcnews.al