Operacioni “fshesa” te Barcelona, vetëm tre lojtarë nuk preken

schedule19:20 - 18 Prill, 2020

schedule 19:20 - 18 Prill, 2020

Te Barcelona, parashikohen shumë lëvizje gjatë merkatos së verës. Merkato do të jetë e mbingarkuar për katalanasit, që kërkojnë si gjithmonë që të përforcohen sa më shumë dhe që të fitojnë çdo trofe të mundshëm.

Siç raporton ESPN, drejtuesit e Barcelonës nuk do të kursejnë asnjë lojtar, përveç tre yjeve: Lionel Messi, Ter Stegen dhe Frenkie De Jong. Pjesa tjetër, nuk e kanë të sigurt qëndrinim në ekip.

Po flitet për një afrim të Neymar, largime të Vidal, Rakitic Griezmann e Coutinho. Të gjitha zëra merkatoje, por shumica prej tyre priten të konkretizohen./abcnews.al