VIDEO | Tripleta e CR7 në Champions, tre vite më parë “gjunjëzoi” Bayernin

schedule19:39 - 18 Prill, 2020

schedule 19:39 - 18 Prill, 2020

Mbreti i Champions League, është padiskutim Cristiano Ronaldo. Ylli portugez i ka pothuajse të gjitha rekordet e kompeticionit më elitar për klube, duke treguar një dominim të pabesueshëm.

Cristiano e ka fituar 5 herë Champions League, 1 herë me Manchester United dhe plot 4 herë me Realin. Ekipe të mëdha, por ka qenë vetë CR7 që i ka udhëhequr këto dy ekipe me golat e tij.

Si sot tre vite më parë, ylli portugez eliminoi i vetëm Bayern Munchen, duke shënuar një tripletë historike. Kjo tripletë, e bëri Ronaldon futbollistin që arrin më shpejt në kuotën e 100 golave në Champions. Një makineri!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!