Mbyllja e kufijve e izoloi në Orikum regjisorin Bujar Alimani, i cili jeton dhe punon në SHBA. Mirëpo, ndonëse në kushte karantine, regjisori nuk është penguar aspak të punojë për pasionin e tij, filmin.
Në një intervistë për Abc News, Alimani rrëfen se ka mbetur edhe pak kohë që të publikojë filmin e tij me metrazh të shkurtër, i xhiruar në Orikum.
“Po i dërgoj të gjitha materialet në New York. Mendoj se do e bëj më shpejt. Por është një film shumë persona, flas për gjërat e mia ë kam përjetuar. Jam përpjekur të gjej të bukurën në të gjithë këtë izolim. Nuk mendoj se më ka marrë për poshtë depresioni, por jam përpjekur të shikoj çdo gjë që më rrethon me një sy ndryshe”, tha regjisori mes të tjerash.
Pjesë nga intervista:
Produktet kinematografike po bëhen në këtë periudhë, dmth po hidhen ide. Arti i kinemasë është edhe industri. Nëse 10 këngëtarë bëhen bashkë dhe këndojnë në këtë periudhë për të na mbajtur me gajret siç thotë populli, kinemaja nuk është kështu. Ky Covid i tmerrshëm na e ka penguar shijimin e artit.
Megjithatë, ju keni arritur të gjeni një zgjidhje që ta mbushni sado pak këtë mungesë.
Nëse nuk bën diçka në këtë periudhë çmendesh. Nuk e mbaj mend veten që të jem në një periudhë kaq të izoluar. Artistët thonë se na pëlqen vetmia. Kjo është periudha më perfekte për të bërë diçka. Unë kam pasur një favor të madh, e para se jam i izoluar me nënën time, që nuk kam pasur shumë kohë me të për të ndenjur bashkë. E dyta që unë jam afër detit. Orikumi është një qytet shumë i vogël, kështu që e kam shijuar totalisht në fashat orare të lejuara. Është njësoj si të xhirosh një film me telefon.
Teksa bën gjërat e tua, ti nxiton edhe të filmosh për këtë film me metrazh të shkurtër?
Po i dërgoj të gjitha materialet në New York. Mendoj se do e bëj më shpejt. Por është një film shumë persona, flas për gjërat e mia ë kam përjetuar. Jam përpjekur të gjej të bukurën në të gjithë këtë izolim. Nuk mendoj se më ka marrë për poshtë depresioni, por jam përpjekur të shikoj çdo gjë që më rrethon me një sy ndryshe.
Është interesante fakti që ju mbetët në Shqipëri, sepse ju jetoni në New York, por mbetët në Orikum. Për ku ishit nisur.
Erdha në 18 janar për të zhvilluar xhirimet e mbetura për filmin “Virgjëresha shqiptare”. I mbaruam xhirimet dhe kisha ca gjëra të tjera teknike dhe orë me orë filuan mbylljet e mëdha dhe mbeta. U ndërprenë shumë gjëra dhe unë po vazhdoj punën online.
/abcnews.al