Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 9 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total 548 numrin e të prekurve. Nga të dhënat e sotme vihet re ulje e ndjeshme e numrit të të infekturave të rinj.
Ndërkohë, një tjetër lajm i mirë është pasi gjatë 24 orëve të fundit listës së personave që e kanë fituar betëjën me smëundjen është 19. Kështu numri në total i të shëruarve është 302. Aktualisht në vendin tonë janë 220 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje që prej 7 ditësh.
Lexo edhe: Shkon në 548 numri i të prekurve nga koronavirusi, 9 raste të reja u konfirmuan sot
Kështu numri i të shërurave vijon prej disa ditësh të jetë më i lartë se ai i të sëmurëve aktualë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:
– Tiranë 246 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 94 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 11 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 rast
– Kurbin 7 raste