Ditën e sotme ka nisur fluturimet nga disa destinacione në Europë për të rikthyer në atdhe shqiptarët që kanë mbetur të bllokuar jashtë pas masave të marra në kuadër të Covid-19.
Grupi i parë me 25 studentë kanë mbërritur këtë mëngjes nga Stambolli. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga abcnews.al qytetarët do të akomodohen fillimisht në Durrës, në dy hotelet e vendosura nga qeveria, ku do të jenë të karantinuar për dy javë.
Paketa e fluturimit është 100 € dhe paguhet nga personi dhe 21 € në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14 € do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standardet Anti-Covid-19, ndërsa vetëm 7 € do të paguhen nga personi për ushqimin. /abcnews.al