Dy raste të reja janë konfirmuar pozitive me koronavirrus këtë të premte në Kukës.
Burime për Abc News bëjnë me dije se nga 40 tamponët e marra së fundmi në këtë qytet janë konfirmuar pozitivë dy raste, të cilët janë familjarë të infermieres së konfirmuar të martën me koronavirus në Kukës.
Ndërkohë deri më tani numri i personave të infektuar në Kukës ka shkuar në 11 mes të cilëve 5 janë personel mjekësor.