Gjykata e Shkodrës lë në burg agresorët e trajnerit të Vllaznisë

schedule10:55 - 2 Mars, 2018

schedule 10:55 - 2 Mars, 2018

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg dy personat që u arrestuan si të dyshuar për sulmin ndaj trajnerit të Vllaznisë. Për Nehat Fojleten ish-futbollist dhe Sehar Xenjen u caktua masa e sigurisë arrest me burg. Avokati kërkoi lirimin e Sehar Xhenjës për të cilin tha se ska lidhje fare me sulmin, pasi ishte duke pritur shokun e tij në makinë. Por gjykata megjithë mohimet e të arrestuarve mori parasysh kërkesën e Prokurorisë, e cila pretendon se ka prova që të dy personat janë autorët e sulmit ndaj trajnerit Ernest Gjoka. /abcnews.al