Një 62-vjeçare me iniciale S.S. nga Vlora është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të fusë lëndë narkotike në qelinë e paraburgimit për djalin e saj.
Gjatë kontrollit të ushtruar policia ka gjetur në mes të ushqimeve një sasi lënde narkotike prej 100 gramë e dyshuar si cannabis sativa.
Lexo edhe: Konflikti me drejtorin e policisë në Berat, mjeku shpjegon versionin e tij të ngjarjes
Ndaj 62 vjeçare s tashmë rëndojnë akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Policia njofton se materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ abcnews.al