Rusia do të votojë në 18 mars në zgjedhjet presidenciale, ndërkohë në vend janë të shumtë debatet televizive mes politikanëve. Njëri prej tyre ka përfunduar dhe në përplasje fizike.
Gjatë debatit televiziv të drejtpërdrejtë mes kandidatëve të ndryshëm në zgjedhjet presidenciale në Rusi, që do të mbahen në 18 mars, situate është tensionuar ndjeshëm duke shkaktuar dhe përplasje fizike. Politikani ultranacionalist Vladimir Zhirinovskij sulmoi gjatë gjithë kohës kandidaten Xenia Sobchak, vajza e ish kryebashkiakut të Shën Petërburgut, dikur model politik për Putin. Sobchak, shpesh herë e etiketuar dhe si Paris Hilton ruse, toleroi për rreth 15 herë ofendimet e Zhirinovskij, por kur e humbi durimin, i hodhi atij një gotë me ujë në fytyrë. Vajza më pas shtoi se i ishte përgjigjur me të njëjtën monedhë. Xenia Sobchak është mbështetëse dhe shoqe e politikanit të opozitës ruse Boris Nemtsov, i vrarë në Moskë në 2015-ën. Në vitin 1995, gjatë debatit televiziv me Vladimir Zhirinovskij, ky i fundit i hodhi një gotë me lëng frutash në fytyrë Nemstovit./abcnews.al