Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 21 raste të reja, duke çuar në 539 numrin e të prekurve në total nga koronavirusi në Shqipëri.
Rastete reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit:
-11 raste Shkodër
-4 raste në Tiranë
-4 raste Krujë
-2 raste Laçi
Nga të dhënat shihet se është thelluar situata nga infeksioni në Shkodër, duke e çuar në total 94 numrin e të prekurve.
Ndërkohë, harta është zgjeruar me një qytet të ri. Bëhet fjalë për Laçin ku janë konfirmuar dy rastet e para. Dy rastet e reja në Laç janë infektuar në një fasonerti në Krujë, raporton abcnews.al.
Ndërkohë, lajmi i mirë është pasi gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë i janë shtuar listës së të shëruarve me koronavirus. Në total numri i të shëruarve është 283.
Lexo edhe: Rritet numri i të shëruarve: Sa e fituan betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri
Prej ditësh numri i të shëruarve është më i lartë se ai i personave të sëmurë aktualisht.
Lexo edhe: Disa pacientë në “betejë” me sëmundjen në dy spitalet COVID, rëndohet situata tek “Shefqet Ndroqi”
/abcnews.al