Ish-ministri: Parlamenti sot është sikur t’i japësh një majmuni kallashnikovin në dorë

schedule10:08 - 17 Prill, 2020

schedule 10:08 - 17 Prill, 2020

Teksa ka folur në lidhje me situatën krijuar nga COVID-19, ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis ka komentuar në emisionin “Opinion” dhe ndryshimet e Kodit Penal që u bënë në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Solis tha se Parlamenti që vendi ka sot nuk duhet të ndryshoj Kodin Penal, pasi është sikur t’i japësh kallashnikov një majmuni.

“Që ky lloj parlamenti të vërë dorë në kodin penal është si mjamunit t’i japësh një kallashnikov dhe ti thuash ma mbaj një cikë. I bie që më pak dënohet ai vrasësi me pagesë, se sa ky që doli nga shtëpia. Nuk duhej sepse njerzit janë të disiplinuar dhe një kryeministër duhet të ketë dhembushri për popullin e tij, edhe gjobat janë të rënda”,-tha Solis./ opinion.al