Këngëtari francez Christophe, i cili interpretoi hite si “Aline” dhe “Mots Bleus”, vdiq në Brest, Francë, në moshën 74 vjeçare.
Gruaja e tij Véronique Bevilacquae konfirmoi këtë për AFP, duke treguar se ai vdiq nga emfizema(sëmundja e mushkërive), pa përmendur koronavirusin si shkakun e vdekjes.
Gazeta Le Parisienne ’, ndërkohë tha se këngëtari vdiq nga koronavirusi por familja kurrë nuk e konfirmoi.
Artisti ishte shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në Paris në 26 Mars, dhe më pas ishte transferuar në Brest, ku edhe vdiq./abcnews.al