Mario Balotelli është rikthyer pas në kohë gjatë një bisede virtuale me Fabio Cannavaron. Sulmuesi italian debutoi në moshën 17-vjeçare me Interin, në një skuadër ku reparti i sulmit ishte i mbushur me kampionë. “Isha 16 vjeç kur bëra stërvitjen e parë me Interin. Afër meje ishin Adriano, Julio Cruz, Crespo, mendoja se ishte e gjithë një shaka.
U fiksova duke parë Ibrahimovic dhe ai më tha: ‘Vërtetë mendon se do të luash këtu? Të kanë thirrur për t’u stërvitur sot dhe më pas do të largojnë. Gjithmonë, para çdo stërvitje, ma përsëriste që nuk vleja aspak dhe më thoshte të hiqja dorë nga futbolli.
Gjithsesi, Zlatan i kishte kërkuar Mino Raiolës të më merrte në ekipin e tij, duke i thënë që isha më i fortë se ai. Ibra mund të mos bënte asgjë në fushën e blertë, më pas vendoste të ndryshonte ndeshjen dhe shënonte. E kam parë gjithmonë si një Zot, ishte mbresëlënës”, thekson Mario Balotelli, sulmuesi i Brescias. /abcnews.al
https://www.facebook.com/tuttomercatoweb.page/videos/159998211972352/