Arbër Çekaj pronari i kompanisë “Arbri Garden” i cili është shpallur në kërkim pas kapjes se 613 kg kokainë që vinte bashkë me ngarkesën me banane të porositur prej tij në Kolumbi, thotë se nuk ka lidhje me trafikun e kokainës.
Në një lidhje telefonike nga Gjermania për News 24, Çekaj ka thënë se kjo ngjarje po përdoret politikisht.
“Kontenieri nuk është ngarkuar posaçërisht për “Arbri Garden” – deklaroi pronari Arbër Çekaj, sipas të cilit, kjo do të vërtetohej nëse policia do të lejonte shkarkimin e paletave me fruta dhe të ndiqte më pas se ku do të shkonte droga e ngarkuar ne kontenier”.
Ai mohoi akuzat dhe tha se është nisur për në Shqipëri, ku do të japë versionin e tij para autoriteteve. Sipas Çekaj, kompania e tij është një biznes i ndershëm që po dëmtohet padrejtësisht nga përfshirja në ngjarje të tilla./abcnews.al