Milot Rashica u shpall kampion me Vushtrrinë në vitin 2014, ndërkohë që më pas kaloi në Holandë, te Vittese. Aty spikati me lojën e tij dhe pati mundësinë edhe të luante me kombëtaren e Shqipërisë. Ish-trajneri, Gianni De Biasi, nuk e ftoi në EURO 2016 dhe Rashica zgjodhi të përfaqësonte Kosovë.
Vittese i ka bërë një dokumentar sulmuesit anësor, që tani luan në Gjermani me Werder Bremen, dhe e ka postuar sot në Youtube. “Milot Rashica lini në Kosovë dhe kishte një fëmijëri të vështirë. Një talent që u rrit në një vend me luftë. Në moshën 2-vjeçare, së bashku me nënën e tij, motrat dhe vëllanë, u larguan në një zonë të sigurt në male. Futbolli luajti gjithmonë një rol të madh në jetën e tij.
Rashica bëri kalimin nga kombëtarja shqiptare te përfaqësuesja e njohur kohët e fundit (Kosova), pasi FIFA ia dha lejen për të ndryshuar ekip. “Kam lindur, jam rritur dhe trajnuar si futbollist profesionist në Kosovë.
Kështu që kishte shumë kuptim të kthehesha dhe të ndihmoja vendin tim. Ne shkuam në Kosovë me Rashicën për ndeshjen e parë zyrtarë në këtë vend”, shkruan Vittese, për dokumentarin e Rashicës. /abcnews.al