Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Cannavaro e pranon: Ëndërroj stolin e Napolit, Milani gaboi me Gattuson

schedule13:39 - 16 Prill, 2020

schedule 13:39 - 16 Prill, 2020

Trajneri i Guangzhou Evergrande, Fabio Cannavaro, e ka pranuar se ëndrra e tij është rikthimi tek Napoli. Italiani ka luajtur për tre sezone në “Sao Paolo” dhe tashmë kërkon të rikthehet atje si trajner.

“Unë e kam filluar rolin e trajnerit pesë vite më parë dhe që në fillim kam ëndërruar të drejtoj ekipe të mëdha. Napoli është një prej tyre. Kam qenë me fat që jam stërvitur me trajnerët më të mirë të 50 viteve të fundit dhe kam mësuar shumë nga të gjithë”, deklaron ish-mbrojtësi për “Sport Mediaset”.

 

Fabio Cannavaro

“Ditën kur të rikthehem në Europë besoj se do të jem gati. Më mungon shumë Napoli. Unë u largova kur isha vetëm 21-vjeç, por e kujtohet shumë mirë. Kam jetuar në shumë qytete në botë, por jam i sigurt që do të përfundoj në Napoli”, vazhdon italiani.

“Gattuso? Milan gaboi që e shkarkoi Rinon. Fatkeqësisht ata nuk e kuptuan rëndësinë që ai kishte në ekip. Gattuso është i përgatitur, të jep besim dhe besoj se te Napoli do të bëj mirë”, mbyll Cannavaro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!