Rama: I vetmi Kod Penal në Europë që nuk ka asgjë, dënimet jo për popullin por shkelësit

schedule12:33 - 16 Prill, 2020

schedule 12:33 - 16 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte nga Kuvendi ka dhënë detaje në lidhje me ndryshimet që pritet të bëhen  në Kodin Penal, duke përshtatur nene të veçanta për situatën e pandemisë.

Shefi i qeverisë është shprehur se Shqipëria nuk është i vetmi vend që dënon shkelësit e karantinës, pasi dhe shumë vende të tjera në kuadër të mbrojtjes së qytetarë kanë marrë masa të ndryshme që vijojnë me dënimin e të pabindurve me bug.

Ndër të tjera ai ka theksuar se patjetër që do të fillojë hapja por që të bëhet një gjë e tillë duhet të sigurohemi që të papërgjegjshmit e dinë se cilët janë pasojat nëse lëvizin lirshëm.

Rama ndër të tjera ka theksuar se në kodin tonë penal nuk ka asgjë për epideminë, i vetmi në Evropë që nuk ka asgjë, ka vetëm për karantinimin e kafshëve.

Pjesë nga fjalimi:

Populli dhe dënimi, populli dhe gjoba. Populli është ai që shkel ligjin, populli është ai që shkel masat. është individ jo popull, Për interesin e popullit individi ndëshkohet. Nëse në diktaturë mund të thuhet që ndëshkimi i individit vjen si rezultat i kërcënimit që përfaqëson për qeverinë, në demokraci ndëshkimi i individit vjen si rezultat i kërcënimit për popullin, për askënd tjetër.Meqë nuk doni, nuk doni se unë nuk e di që s;ka mundësi mos e dini por nuk doni të pranoni dhe të kuptoni, ta dëgjoni, ta lexoni që në kodin tonë penal s’ka asgjë për epideminë. është i vetmi Kod Penal në Europë që s’ka asgjë, ah po ka për kafshët, karantinimin e kafshëve.Danimarka ça është diktaturë, 3 vjet, 6 vjet, 8 vjet dënimet, 3 për ata që shkelin rregullat në funksion të epidemisë, 8 vjet atë që përfiton nga shkelja e rrregullave.

Dikush merr në qafë të tjerët se do të bëjë biznes. Sllovakia, 3 vjet, 5 vjet 10 vjet burg për shkeljet e karantinave.Italia ça është, diktaturë? E ka pasur dënim me vdekje, e ktheu në burgim të përjetshëm. çfarë duhet të kuptoni ju. E para njëherë këto masa nuk janë përgjithmonë por për kohëzgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe janë për tani, dhe javët në vijim. Janë dhe për largqoftë kur do të ndodhë më vonë. Po të shikoni numrin e shkeljeve ka ardhur në rritje, sa më shumë garantohet sistem shëndetësor, sa më pak lajme të këqija. Sa më pak shtretët ka në spital aq më shumë rriten shkeljet.

Njerëzit duhet të mendojnë se kjo iku. Tani është Edi Rama që na mban brenda, që nuk do të shkojmë në punë, apo që nuk do të shkojnë në tokë ta punojnë dhe pse nuk është ndaluar. Dhe është Edi Rama që ka fantazinë e diktaturës. E kundërta është e vërtetë. Nuk e di kush e përmendi Austrinë. Austria ka të njëjtin plan si ne. Pak më të avancuar në ditë. E dëgjuat çfarë tha kancelari, kemi me dorën tek frenat. Ky virus nuk ikën si gjermani i fundit siç tha Myslymi. Po flas gjëra me rëndësi. Këto masa janë për ata njerëz që përbëjnë rrezik për popullin.

Po përgatisim një plan me protokolle sigurie për të gjithë ata që do bëjnë biznes. Si mund të vazhdojmë me lokale, hapen, rimbyllim, rihapen. Do ketë më shumë raste nëse nuk marrim masat, për këto janë masat. Për ata që janë në autobus, për ata që kanë mundësinë të flasin por s’kanë përgjegjësi. Po ti për çfarë të kemi këtu? Ai që s’ka përgjegjësi, është në autobus, dhe thotë jam OJF dhe thotë nuk bëhet Kodi me emocione dhe duhen nja 6 muaj. Mos shko tek prindërit t’i takosh, lerja ushqimin tek dera. Fëmijët mos shkojnë në shkollë, kush shkon në shkollë bashkëpunon me armikun. Të gjitha janë të përmbysura, por jo se i përmbysëm ne./abcnews.al