Milot Rashica tërheq çdo klub në Gjermani, por sigurisht që vetëm klubet e mëdha i kanë mundësitë për ta blerë atë. Djaloshi nga Vushtrria ka një klauzolë që kap shifrën e 38 milionë eurove dhe Werder Bremen do jetë i detyruar ta shesë me hapjen e merkatos.
Nëse bie në Bundesliga 2, atëherë edhe Rashica do të shitet për një shifër që do të jetë më e ulët se klauzola. Në Gjermani një klub që e do me ngulm sulmuesin është Borussia Dortmund, por nuk janë të vetëm. “Kicker” raporton se një tjetër klub është futur në garë.
Bëhet fjalë për RB Leipzig, që e konsideron Rashicën një lojtar që do t’i bënte shumë punë sezonin e ardhshëm. Me Timo Werner që me gjasa do të shitet, si dhe me Patrick Shick që ka një klauzolë të lartë (29 milionë euro do Roma, sipas marrëveshje), Rashica shkohet si shumë i domosdoshëm për sulmin.
RB Leipzig e plotëson një nga dëshirat e anësorit, i cili synon të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm. Rashicën e duan edhe në Angli, pasi këtë sezon ka spikatur me 7 gola e 4 asiste, në 20 ndeshje në kampionat. Tani është momenti që sulmuesi të bëjë hapin tjetër në karrierë. /abcnews.al