Rikthimi i Serie A, eksperti jep lajmin e madh për italianët

schedule08:36 - 16 Prill, 2020

schedule 08:36 - 16 Prill, 2020

Serie A mund të rikthehet në fund të muajit maj. Në Itali janë të vendosur për t’iu rikthyer futbollit dhe buzëqeshjes. Pandemia e COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në vendin fqinj, por kurba e njerëzve të infektuar po bie dhe shpresohet që shumë shpejt kjo situatë ë vështirë të kalojë.

Nga ana tjetër bota e futbollit mendon të rikthehet dhe të shmangë humbjet e mëtejshme në aspektin financiar. Më 4 maj mendohet që ekipet të nisin përgatitjet, ndërkohë që një specialist i fushës së sëmundjeve infektive, je p mendimin e tij.

“Nëse gjërat qëndrojnë si sot, kampionati i Serie A nuk mund të rinisë. Gjithsesi mund të ketë futboll brenda një muaji, megjithëse do të duhet të luhet me dyer të mbyllura dhe me masa rigoroze”, shprehet Giovanni Rezza, drejtor i Departamentit të Sëmundjeve Efektive në Institutin “Superiore di Sanita”.

 

“Çdo rihapje sjell me vete një farë rreziku, por duhen dhënë udhëzime për masa shumë strikte. FIGC po mendon për këto masa, në mënyrë që të zvogëlojë rrezikun në minimum për futbollistët, stafin dhe gjithë komunitetin e futbollit”, shton Rezza.

Futbollistët pritet të kontrollohen 14 ditë pasi të nisin stërvitjet, teksa do u bëhen analizat e gjakut dhe tamponi për COVID-19. Do shihet me kujdes shëndeti i tyre në përgjithësi dhe prania e antitrupave tek ata.

Ideja është që lojtarët të qëndrojnë të distancuar, pra të jetojnë në hotelet e klubeve pranë qendrave stërvitore, ndërkohë që kontrollet mjekësore do të jetë të vazhdueshme deri në përfundimin e kampionatit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!