Boksieri amerikan, Deontay Wilder, e humbi titullin kampion bote në duelin kundër Fury. Në ndeshjen e parë, dy boksierët u ndanë barazim, por në sfidën e dytë, boksieri britanik triumfoi. Ëilder iu rikthye asaj humbje, duke thënë:
“Që kur hoqa maskën, e kuptova se nuk jam në formë e duhur. Unë e di veten time, kam shumë vite në këtë sport. Atë natë, nuk isha vetvetja. Isha një zombie, u ndjeva si një zombie. Nuk mund ta besoj se kam humbur.
Fury nuk është kampion i botës, në sytë e mi nuk është ai kampioni. Asgjë nuk ka mbaruar, kemi dhe një duel tjetër dhe gjithçka do të shkojë në vendin e duhur. Do t’i tregoj botës kush është Deontay Wilder”, u shpreh boksieri amerikan./abcnews.al