Ditën e sotme janë shënuar 19 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, listën e të infektuarve e kryeson sërish Tirana me 11 raste të reja, duke e çuar numrin e të prekurve në kryeqytet në 237. Ndërkohë që harta është zgjeruar në Kukës, me 5 raste të reja.
Abcnews mëson se 5 personat e prekur janë kontakte të rastit të djeshëm të infektuar, mes të cilëve 4 familjarë të tij dhe një infermiere. Edhe Kruja, Korça dhe Elbasani kanë zgjeruar hartën e infeksionit me nga një rast të ri.
Lexo edhe: 19 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, mes tyre një infermiere
Rastet e reja
-11 raste Tiranë
-5 raste Kukës
-1 rast Krujë
-1 rast Korçë
-1 rast Elbasan/ abcnews.al