Presidenti Ilir Meta do të mbledhë nesër për të dytën herë Këshillin e Sigurisë lidhur me menaxhimin e krizës së Covid-19.
Një fakt të tillë e bëri me dije kryedemokrati, Lulzim Basha në media ku dhe konfirmoi pjesëmarrjen e tij.
Duke komentuar ftesën e kryeministrit Rama për të bashkërenduar forcat, Basha tha se prej fillimit ka qëndruar larg retorikës politike dhe do të vazhdojë ta bëjë.
Sipas Bashës, ekspertët e PD-së janë dhe kanë qenë të gatshëm të kontribuojnë.
“E ka për detyrë të jetë edhe kryeministri pjesë e saj, por presidenti për herë të dytë po fton edhe kryetarin e opozitës. Pra, ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë ekspertizën tonë pikërisht në funksion të daljes nga kjo situatë më sa më pak dhimbje”, deklaroi Basha./abcnews.al