Masat kufizuese për shkak të koronavirusit kanë sjellë pasoja edhe në sektorin e agroturizmit. Gazetari Gjergji Figuri raporton për Abc News nga Troshani i Lezhës.
Një prej investitorëve në këtë sektor ka shprehur edhe problematikat që po hasin në këtë periudhë të vështirë.
“Është një situatë shumë e vështirë për sektorin tonë. Përveç largimit të punëtorëve, problemi më i madh është edhe marrja e produkteve nga fermerët e vegjël. Po mundohemi në disa forma që të bëjmë një urë lidhësë.
Të na ulin koston e drejtimit, sepse edhe kostos e transportit është e lartë. Ne po mundohemi që koston e fitimit ta kemi zero dhe të gjithë të marrim nga pak në këtë situatë”, ka thënë ai mes të tjerash. /abcnews.al