Një zyrtar i ministrisë së Shëndetësisë në Iran njoftoi se 111 persona kanë vdekur nga koronavirusi në vend vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Numri i përgjithshëm i viktimave në republikën islamike ka shkuar në 4,585 persona.
Po ashtu gjatë orëve të fundit janë shënuar edhe 1,617 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 73,303. Me këto shifra Irani është në mesin e vendeve me të prekura në botë nga koronavirusi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianush Jahanpur, i tha televizionit shtetëror se 3,877 pacientë të infektuar me koronavirus ndodhen në gjendje kritike.