Një 39 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti ku automjeti me drejtues shtetasin A.I., 39 vjeç, ka dale nga rruga ,i cili për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Milot ,në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtues shtetasin A.I., 39 vjeç, ka dale nga rruga ,i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor punon për sqarimim e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al