Situatë e frikshme në Ukrainë, shpërthen zjarr i madh pranë ish-çentralit të Çernobilit

schedule19:43 - 12 Prill, 2020

schedule 19:43 - 12 Prill, 2020

Përpos koronavirusit, Ukraina është duke u përballur me një tjetër rrezik. Për ditë të tëra rreth 400 zjarrfikës po luftojnë kundër një zjarri masiv në zonën përreth ish-centralit famëkeq të Çernobilit.

Zjarri është shpërndarë në rreth 3500 hektarë në zonat e braktisura nga njeriu pas aksidentit të vitit 1986. Ndërkohë, autoritetet janë të shqetësuara, edhe për tymin që si pasojë po shpërndahet qindra kilometra më larg.

Edhe pse rreziku i kontaminimit është ulur ndër dekada, rrënjët e pemëve dhe bimësisë në zonën e ndaluar mbartin ende sasi domethënëse radioaktiviteti që mund të transportohen me zjarrin.

Nga ana tjetër autoritetet po mundohen, për momentin të kufizojnë zjarrin në mënyrë që mos të prekë varrezat e automjeteve dhe pajisjeve metalike, shumë radioaktive, që ndodhen në afërsi të centralit, si dhe vetë godinën e saj.