Zlatan Ibrahimovic është unik, por Erling Haaland i ngjan në disa aspekte, si vendet vikinge nga vijnë, forca fizike, besimi te vetja dhe aftësia për të dërguar topat në rrjetë. Sulmuesi i Dortmundit ka folur rreth aftësive të Ibrës për FourFourTwo.
19-vjeçari e vlerëson shumë goleadorin e Milanit, sidomos faktin që ndryshon me masën. Suedezi me origjinë boshnjake është një nga idhujt e tij dhe djaloshi norvegjez zbavitet duke e parë akoma protagosnit.
“Më pëlqen shumë mentaliteti i Ibrahimovic dhe mënyra ndryshe se si i sheh gjërat. Mendoj se edhe unë kam pasur shumë besim te vetja ime, njësoj si Zlatan. Më pëlqen edhe diçka tjetër, transferohet nga një skuadër te tjera dhe arrin të shënojë gjithmonë gola. Është kënaqësi ta shohësh duke luajtur”, deklaron Haaland. /abcnews.al