Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Virusi mbërthen Moskën, ambulancat krijojnë radhë kilometrike para spitaleve

schedule14:55 - 12 Prill, 2020

schedule 14:55 - 12 Prill, 2020

Kolona të gjata me ambulanca qëndrojnë jashtë spitaleve në Moskë në pritje me pacientëve të sëmurë me koronavirus. Zyrtarët e lartë kanë dhënë alarm për krizën e koronavirusit në kryeqytetin rus.

Të gjitha këto automjete brenda tyre kishin persona me simptoma të koronavirusit dhe prisnin në radhë në një spital të Moskës. Disa pacientë kanë qenë të detyruar të presin deri në 15 orë për t’u kontrolluar nga mjekët.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Kremlini njoftoi të shtunën se një valë e madhe e pacientëve me koronavirus është duke i sfiduar spitalet e Moskës.

Moska dhe rajonet e tjera kanë qenë të vendosura në karantinë për gati dy javë për ta luftuar përhapjen e virusit të ri, por spitalet po vazhdojnë të përballen me numër të madh të pacientëve.

Në Rusi deri më tani kanë humbur jetën 130 persona ndërsa mbi 15 77 janë konfirmuar të infektuar me Covid 19. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!