“Bashkitë nuk i paguajnë”, Sindikata e Futbollistëve mesazh FSHF-së

schedule13:31 - 12 Prill, 2020

schedule 13:31 - 12 Prill, 2020

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë ka dalë me një deklaratë dhe i drejtohet Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me lojtarët e Kategorisë së Dytë. Së pari e falënderojnë FSHF për ndihmën që po jep për futbollistët në këtë moment të vështirë.

Më pas i kërkojnë FSHF-së që të ndihmojë edhe lojtarët e Kategorisë së Dytë, pasi janë në një situatë të vështirë ekonomike, për shkak se nuk janë të punësuar nga bashkitë dhe nuk paguhen. SFPSH ka publikuar edhe kërkesën e saj në rrjetet sociale.

Tashmë pritet të shihet se çfarë do të bëjë FSHF, që ka bërë me dije paketën e saj të ndihmave dhe në të përjashtohen klubet që administrohen nga bashkitë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!