“Kam vuajtur për shumë kohë”, Pogba tregon makthet e dëmtimit dhe… karantinës

schedule08:10 - 12 Prill, 2020

schedule 08:10 - 12 Prill, 2020

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka dhënë një intervistë sot për mediet britanike, ku ka rrëfyer situatën që po kalon, situatë që është krijuar për shkak të një dëmtimi të gjatë të tij, si dhe nga pandemia Koronavirus.

“Kam qenë shumë i acaruar, për një kohë shumë të gjatë. Tani jam pothuajse gati, po mendoj vetëm të rikthehem sa më shpejt në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

Kurrë nuk kam pësuar një dëmtim të tillë në karrierën time, as nuk kam kaluar një situatë të tillë. Megjithatë, mundohem të jem pozitiv dhe të shoh anën tjetër të medaljes”, tha Pogba./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!