Lirohet ish-shefi i sigurisë të burgut në Durrës, Bledar Toçi. Burime për “ABC News” bëjnë të ditur se vendimi detyrim paraqitje është marrë nga Gjykata e Kavajës dhe pikërisht nga gjykatësi Genti Dakollari.
Ish-shefi i sigurisë së burgut ka lënë qelinë 3 ditë më parë. Toçi u arrestua në tetor të 2019 si autor i vrasjes së Dritan Hoxhollit. Gjykata rrëzoi akuzën e vrasjes me argumentin se ai e kreu në kushtet e vetëmbrojtjes. Për të qëndron vetëm akuza për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike.
Në tetor vitit të kaluar në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë ndodhi një krim i rëndë. Nga përplasja me armë mes Bledar Toçit dhe Dritan Hoxhollit, ky i fundit mbeti i vrarë. Ndërsa Toçi u plagos. Gjithçka ndodhi në praninë e fëmijëve të Qatjas./abcnews.al