Është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve në vend gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total në 433 raste.
ABC News ka mësuar se në këtë numër të rritur janë konfirkuar edhe fëmijë duke bërë që numri të shkojë në 16 raste.
Burime për ABC News kanë njoftuar se 16 rastet e fëmijëve të infektuar nga koronavirusi kryesisht janë raste simptomatik, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nuk kanë pasur nevojë për trajtim në spital.
Ministria e shëndetësisë ka vijuar edhe ditën e sotme mesazhin për distancimin social, qëndrimin në shtëpi, dhe eliminimin e vizitave tek të afërmit./abcnews.al