Rinovimi me Manuel Neuer vazhdon të jetë një çështje e pazgjidhur te Bayern Munchen. Kapitenit i përfundon kontrata në vitin e ardhshëm dhe akordi i rinovimit nuk po arrihet. Portieri pret një kontratë 5-vjeçare, por drejtuesit e klubit bavarez e cilësojnë të tepërt, duke llogaritur moshën 34-vjeçare të lojtarit.
Bild raporton se Neuer ka shtuar një tjetër kërkesë. Ai përfiton 15 milion euro në sezon, por dëshiron një rritje rrogë. Portieri i njohur kërkon 20 milion euro rrogë sezonale në kontratën e re dhe diçka e tillë nuk i ka pëlqyer krerëve të lartë të Bayernit.
Kampionët e Gjermanisë kanë investuar te Alexander Nubel, i cili do të vijë në Mynih në verë, veprim që nuk është pritur aspak mirë nga Neuer. Situata e krijuar nuk e përjashton një largim të tij në fund të këtij sezoni, teksa Chelsea është klubi më i interesuar për shërbimet e portierit të kombëtares gjermane. /abcnews.al