Gazetari Artan Hoxha në një lidhje të drejtperdrejtë me “ABC News” ka folur për konfliktin me armë të Orgest Bilbilit me efektivin e policisë në Tiranë. Hoxha theksoi se personi është i dyshuar dhe i akuzuar për një seri ngjarjesh të ndodhura gjatë 8 viteve të fundit në qytetin e Lushnjes.
“Nga ky qytet janë larguar 30 familje jashtë shtetit për ti shpëtuar kanosjes me jetë. Është e çuditshme që një personazh të tillë ta arrestojë një polic i vetëm.Forcat speciale kanë bërë me dhjetëra operacione për Orgest Bilbilin dhe Laert Haxhiun edhe pse në një pjesë të mirë të operacioneve kanë pasur informacion të sakta të vendodhjes se këtyre personazheve, nuk kanë mundur ti arrestojnë.
Orgest Bilbili eshte i dyshuar për vrasjen e Besmir Hides dhe të biznesmenit Enver Boriçit që u vra në lokalin e tij.
Gjatë gjithë kësaj kohe nga informacionet që kam pasur këta dy persona nuk janë larguar asnjëherë nga territori i Shqipërisë, madje as nga qarku i Fierit pasi kanë pasur mbështetje të madhe financiare dhe baza për tu strehuar. Një grup tjetër shumë i rëndësishëm në zonën e Myzeqesë, i perfshire ne trafikun nderkombetar te narkotikeve ka financuar levizjen e tyre brenda territorit të Shqipërisë duke mos u larguar asnjë moment”, deklaroi Hoxha.
Mund të shërbejë kapja Orgest Bilbilit për zbardhjen e shumë ngjarjeve enigmatike?
Hoxha: Policia e Shtetit ka pasur shumë prova për autorët e ngjarjeve të viteve të fundit. Kontaktet që kam pasur me familjarët e viktimave, deshmojne se viktimat ishin krejt te pafajshem. Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi te ekzekutuar me 11 shtator 2017, jane viktima të pafajshme, qe u vrane vetëm nga fakti se ishin shokë të nipit të Aldo Bares. Besmir Hida i vrare, ishte po ashtu nje viktime krejt e pafajshme, i ekzekutuar vetem pse ishte daja i Zamir Latifit dhe nuk kishte pranuar te largohej nga qyteti. Në qytetin e Lushnjës, gjate viteve te fundit ka ndodhur një strukturim i grupeve kriminale. Ky fenomen ka marre spunto nga viti 2016 kur vendi u kanabizua dhe grupet kriminale bashkepunuan me policine lokale. Situata ne Lushnje u agravua kur një grup shumë i fuqishëm kërkoi të marrë në kontroll gjithë qytetin dhe ia arriti. Ata kryen atentate qe asgjesuan kundershtaret dhe terrorizuan qytetin. Vrasjet u bene ditën në ambiente të hapura, ne zona te populluara, per derguar mesazhin e qarte te rivalet, se kush i organizonte keto atentate dhe cfare i priste ata qe nuk largoheshin nga qyteti.
Policia e Shtetit dhe prokuroria kane shumë prova per ngjarjet e tre viteve te fundit por mbetet për tu parë nëse do të kenë aftësinë për ta kthyer në bashkëpunëtor një personazh të tillë, pasi Bilbili ka njohuri për shumë ngjarje kriminale. Ky grup kriminal gjatë kësaj kohë është përdorur si ekzekutor në atentate mafioze ne Vlorë, Fier , Durrës për personazhe të rëndësishme të botës së krimit. Shpërblimi vetëm për të dhënë informacion për kapjen e tyre Orgest Bilbilit dhe Laert Haxhiut është 50 mijë euro. Një element i tillë i kalibrit te Orgest Bilbili, i kerkuar ne gjithe territorin, të ndodhej në kryeqytet i lire dhe i armatosur, tregon sa i mbrojtur ka qene ai dhe sa garanci ka patur se nuk do prekej.
Është gjetur pistoletë në çantë, mund të jetë parandaluar ndonjë ngjarje?
Hoxha: Kjo duhet të dalë nga hetimi. Është një person i shumëkërkuar dhe asnjëherë nuk është arrestuar. Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili janë prej 6 vitesh, ndër më të kërkuarit nga policia.
Sa gjasë ka që efektivi i policisë ta ketë njohur?
Hoxha: Në fillim mendova që skuadra operacionale mund të ketë zbuluar levizje të Orgest Bilbilit. Oficeri i Policisë po ta dinte se me kë kishte të bënte nuk do ta kishte marrë përsipër ta ndiqte i vetëm, por do ta mbante në mbikëqyrje. Duke pritur te vinin perforcime, si nga patrulla e pergjithshme ashtu dhe nga reparti special RENEA. Reagimi i punonjësit të policisë ka ndodhur në momentin kur Orgest Bilbili ka futur dorën në çantë dhe ka tentuar të nxjerrë pistoletën. Ne kete moment polici ka pare armen e Bilbilit dhe ka hapur zjarr. Fakti qe polici edhe pse i vetem, ka kembengulur ta kontrolloje fizikisht Bilbilin, deshmon se ka pasur një dyshim te forte se ky personazh diçka fshihte . Duke patur parasysh kush eshte Orgest Bilbili, fakti qe akuzohet si autore i disa vrasjeve tipike mafioze me pagese, qe leviz i armatosur dhe perben rrezikshmeri te larte dhe qe i ka shpetuar dhjetera operacioneve te forcave speciale, arrestimi i tij nga nje polic i vetem perben nje akt te guximshem.
Hetimi bëhet nga Prokuroria dhe duhet të ketë parasysh rrethanat në të cilën ka ndodhur ngjarja. Duhen zbardhur me detaje cdo element te ngjarjes. Sidomos duhet te gjendet mundesisht brenda disa oresh baza në të cilën strehohej ky personazh, gje qe do të çojë në zbulimin e provave qe kane lidhje me ngjarje të tjera.
Personazhe të tilla sa e lehtë është ti zbërthesh?
Hoxha: Ky është një test për policinë edhe pse ka ardhur në mënyrë të rastësishme. Nuk është e lehtë të zbërthehet nje personazh i ketij niveli, i cili ka qene i arrestuar edhe here te tjera, qe ka qene i denuar dhe me pare dhe ka hyre e ka dale nga burgu disa here.
Gjithashtu gazetari Arta Hoxha theksoi se efektivi i policisë i vetëm finalizoi arrestimin e nje personi shume te kerkuar, gje te cilen nuk e kishin bere ne dhjetera operacione forcat speciale./abcnews.al